Rudina Cupi

Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj. Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë. Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 20 librave për dëmijë. Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive. Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.

Ragi dhe muzika e pyllit

“Ragi dhe muzika e pyllit”, një histori për pasionin, miqësinë dhe harmoninë. Ky është libri i dytë i Andreit, pas rrëfenjës “Përbindëshi misterioz i Havait”, paçka se ai sot është veçse 9 vjeç. I pasionuar pas leximit, me natyrë kureshtare dhe imagjinatë të zhvilluar, i pëlqen të shkruajë rrëfime bazuar te dashuria për kafshët, natyra dhe shkenca. Suksese, Andrei!

500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928831262
SKU: RPU0018
0

Përshkrimi

Papagalli Ragi i kalon ditët duke dëgjuar këngët e Festivalit të Pyllit e duke kompozuar melodi e tekste këngësh. Pasioni për muzikën e miqësoi me Bikon, një majmun i cili krijonte instrumente me çdo gjë që gjente në natyrë. Një stuhi e madhe dëmtoi shumë nga banesat e kafshëve të pyllit, por Ragi dhe Bikoja nuk u shkurajuan, ata e filluan nga e para të përgatiteshin për Festivalin e Pyllit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ragi dhe muzika e pyllit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.