Shiko pjesërisht

Djali i keq qe une dua-TN

“Djali i keq që unë dua” është libri i parë i një trilogjie romantike për të rinj që rrëfen historinë e Kiarës dhe Çezarës. Ajo është një vajzë që shpesh ndihet e padukshme, ndërsa ai është djali misterioz që fsheh më shumë sesa tregon. Një histori emocionuese për pasionin, rrezikun dhe fuqinë e ndjenjave të para.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928327963
SKU: TOE0055
0

Përshkrimi

Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy të shokëve të tij.

Pak ditë më pas, Kiara njeh Çezaren: i gjatë, fizik atleti, flokë të zinj dhe sy të thellë e pak melankolik. Por Çezare është i rrezikshëm po aq sa edhe tërheqës. Në gjoks ka një tatuazh gjembash, që kapërthehen mes tyre, simbol i mbylljes së tij ndaj dashurisë.

Kiara tërhiqet prej tij, por kërkon edhe t’i qëndrojë larg. Edhe Çezare, i cili fsheh brenda tij plagë të vjetra, do të donte t’i qëndronte larg, por tundimi është mjaft i fortë. Fillon kështu një histori dashurie në sfondin e Romës, po aq mahnitëse sa edhe dashuria mes dy të rinjve.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Djali i keq qe une dua-TN”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.