Djali i keq qe une zgjodha
- Autori: Giulia Besa
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Sonila Kapo
- Redaktori: Besa Vila
Një roman romantik për të rinj që rrëfen historinë e dashurisë mes Kiarës dhe Çezarës, një marrëdhënie e mbushur me ndjenja të forta, dyshime dhe sprova. Kur në jetën e tyre shfaqen njerëz të rinj që vënë në pikëpyetje gjithçka që ata kanë ndërtuar. Një histori intensive për zgjedhjet e vështira dhe fuqinë e dashurisë. Ky është libri i fundit i triologjisë
Përshkrimi
A do të arrijë dashuria e Kiarës dhe Çezares të kapërcejë provën më të vështirë që kanë hasur ndonjëherë?
Kiara dhe Çezare kanë pasur gjithmonë probleme. Ky i fundit ishte një djalë misterioz për sa i përket mendimeve të tij më të thella, ndërsa ajo ishte ndier gjithmonë e përjashtuar. Por, në një moment të trazuar të historisë së tyre, shfaqen Deniza dhe Masimoja, të cilët vënë gjithçka në pikëpyetje.
Masimoja do të vërë në provë zemrën e Kiarës, ndërsa Deniza është, pa dyshim, vajza më e pacipë që Çezare ka dëshiruar gjithmonë.
A do të arrijë dashuria e tyre ta kapërcejë edhe këtë sprovë të njëqindtë, apo Kiara do ta kuptojë që Çezare, në fund të fundit, nuk është personi i duhur për të, megjithëse e dashuron me pasion?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 368 Faqe
- Data e publikimit: 09/11/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Il ragazzo cattivo che scelgo
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.