Cufo dhe bubi kacurel
- Autori: Gaqo Bushaka
- Shtëpia botuese: Çabej
- Redaktori: Zerina Kuke , Brikena Çabej
- Ilustruesi: Safo Marko
Përshkrimi
Leximi i “Çufoja dhe bubi Kaçurrel”, “Çufoja në shtëpinë e çudirave”, “Filmi i gjeneral Çufos” dhe “Pushimet e Çufos” ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.
Simboli i shpirtit të lirë dhe aventurier që e jetonte jetën si t’i vinte, gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet, shpesh qesharake por që asnjëherë nuk e linin pa gjë. Qëllimi i një letërsie si kjo e Bushakës është paraqitja e së përditshmes në të vetmen mënyrë që fëmijët kuptojnë, nëpërmjet humorit dhe situatave komike.Ai u sjell fëmijëve gjëra që atë vetë nuk mund t’i bëjnë dot, “gjërat e të mëdhenjve”.
Personazhi i Çufos lindi në një kohë kur letërsia për fëmijë po kalonte një moment jo të mirë, në vitet shtatëdhjetë. Ai u krijua si një nevojë për të shpërfillur zymtësinë e të përditshmes, për të jetuar me më shumë ngjyra dhe në mënyrë gazmore.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 168 Faqe
- Data e publikimit: 15/03/2002
- Mosha e leximit: mbi 8 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.