Rudina Cupi
Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj. Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë. Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 20 librave për dëmijë. Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive. Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.
Bukuroshja e fjetur – Pupez
- Autori: Rudina Cupi
- Redaktori: Lidia Saliko
Ky libër i serisë “Shkrimi Krijues” është i pajisur me shpjegime udhëzuese për të ushtruar mendimin kritik, për të zhvilluar këndvështrimin krijues dhe për të nxitur kureshtjen. Mendimi kritik të bën unik. Sa më shumë ushtrohesh, aq më shumë zgjuarsohesh.
Përshkrimi
Një rosë e verdhë porsi diell donte të mbetej përgjithmonë bionde, donte që puplat e saj të mos shndërroheshin në ngjyrat e zymta si të rosave të rritura. Ndaj i kërkon Kumbarosës t’i bëjë magji gjumi për të ruajtur bukurinë. Rosaku i Shpëtuar i plas flluskat e magjepsura dhe, pasi zgjohet Bukurosa kupton se s’ke ç’e do bukurinë para jetës, me të mirat e të këqijat e saj.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 40 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.