Rovena Rrozhani
Rovena Rrozhani (Kalaja) është autore e spikatur e letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe gazetare e njohur. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe domatja kërcimtare”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”, “Tullumbacja e bardhë”, “Fani në kërkim të dritës”, Arinjtë duan të fluturojnë”, “Lëndina e arushëve”, “Hana, vajza që kapi diellin” dhe së fundi, Sekreti i fshehur në libra”. Po kështu është autore e disa teksteve të këngëve të vlerësuara me çmime në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Rovena Rrozhani është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj dhe është përfshirë në Antologjinë e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të botuar nga Ministria e Kulturës. Librat e kësaj autoreje i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Kuq e zi – Rovena Rrozhani
- Autori: Rovena Rrozhani
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Adelina Mamaqi
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ka shumë mënyra për ta dashur atdheun. Njëra prej tyre është t’ua përcjellim fëmijëve historinë, gjuhën, simbolet dhe vlerat që na bashkojnë si shqiptarë.
Në prag të 28 dhe 29 Nëntorit, festave të Pavarësisë dhe Çlirimit, libri “Kuq e Zi”, nga Rovena Rrozhani, vjen si një dhuratë e veçantë për fëmijët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Përmes 15 poezive, 20 grimcave historike dhe 15 lojërave e aktiviteteve, fëmijët ftohen të zbulojnë historinë e Shqipërisë, të njohin simbolet kombëtare dhe të mësojnë për rrënjët e tyre në një mënyrë argëtuese, krijuese dhe edukative.
Këtë Nëntor, dhurojuni fëmijëve më shumë se një libër. Dhurojuni një copëz Shqipërie!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 70 Faqe
- Data e publikimit: 01/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.