Rudina Cupi
Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj. Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë. Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 20 librave për dëmijë. Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive. Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.
Loja ne kohen e lire 4 – Shkronja dhe fjale
- Autori: Rudina Cupi
- Shtëpia botuese: Pupez
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Përshkrimi
Ky libër do të jetë shoku yt i kohës së lirë. Do ta shohësh se si do të të përmirësohen aftësitë e muskujve të dorës, do të të zhdërvjelltësohen fuqitë mendore (aftësitë gjuhësore, arsyetuese, logjike, mendjemprehtësia, përqendrimi), si dhe mbarëvajtja në shkollë dhe vetëbesimi.
Fillo të luash dhe ndihu superhero mendor. Shijoje kënaqësinë e të ndjerit i mençur!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 32 Faqe
- Data e publikimit: 25/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: 2025

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.