Panda e Madhe dhe Dragoi i Vogel
- Autori: James Norbury
- Shtëpia botuese: Dita Books
- Përkthyesi: Aida Baro
- Redaktori: Aida Baro
Shkrimtari dhe artisti James Norbury ka ilustruar aventurat e Pandës së Madhe dhe Dragoit të Vogël, i frymëzuar nga filozofia dhe spiritualizmi budist. Këto ide e kanë ndihmuar që të kalojë periudhat më të vështira të jetës. Ndaj, ai shpreson që ky libër t’i vijë në ndihmë kujtdo që e lexon.
Përshkrimi
BESTSELLER I SUNDAY TIMES
Të përhumbur në fllotat e mjegullës, dy miq të mirë bien të flenë nën yjet vezulluese. Kur zgjohen, ka ardhur pranvera dhe ndërsa ulen e soditin lindjen e ngrohtë të diellit, u bie ndër mend se një tjetër aventurë e mrekullueshme po i pret…
Dy miq të ngushtë, Panda e Madhe dhe Dragoi i Vogël, i kalojnë stinët e vitit të dy tok. E, ndonëse shpesh humbasin udhën, kjo i shpie drejt zbulimesh shumë të bukura. Ata zbulojnë peripeti dhe lumturinë që na lidh të gjithëve. Së bashku, mësojnë të jetojnë çastin, të gjejnë paqen edhe në mes të pasigurisë, mësojnë të gjejnë fuqinë për t’i kapërcyer vështirësitë e jetës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 160 Faqe
- Data e publikimit: 04/03/2026
- Mosha e leximit: mbi 10 vjeç
- Titulli origjinal: Big Panda and Tiny Dragon
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.