Enigma e kesules se kuqe

Studiuesi dhe autori Ermir Nika vjen me një libër të ri për fëmijë, të hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Albas. Përmes një loje intertekstuale me përrallën klasike të ujkut dhe Kësulëkuqes, “Enigma e kësulës së kuqe” ndërton një histori tjetër të pazakontë që do të ngacmojë fort imagjinatën e fëmijëve. Me këtë libër në dorëshkrim, autori u shpall fitues i fondit të letërsisë për fëmijë, dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit gjatë vitit 2025. Zbuloni këtë ditar të panjohur dhe misterin e vërtetë, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

600.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928922335
SKU: BAO0851
0

Përshkrimi

A është e vërtetë historia e Kësulëkuqes që njohim?

Edhe sot e kësaj dite, askush nuk ka gjetur qoftë edhe një gjurmë të vërtetë mbi legjendën e famshme të Kësulëkuqes. Mos vallë ajo lindi nga një ëndërr, nga ndonjë vegim i çuditshëm, apo mos ndoshta një udhëtar a vetë gjuetari që shpëtoi Kësulëkuqen dhe gjyshen e saj e trilloi këtë histori thjesht për të vënë fëmijët në gjumë? Por e vërteta nuk është aspak ajo që na është treguar ndër vite…

Enigmën e vajzës së vogël, që mbante mbi krye kësulën e kuqe, do ta zbuloni faqe pas faqeje vetëm në këtë libër unik. Këtu do të gjeni ditarin e vetë Kësulëkuqes dhe rrëfenjën e saj, e cila ka mbetur e panjohur deri më tani. Sapo ta merrni në duar dhe të nisni ta lexoni, do të ndieni pranë veshit zërin dhe frymën e saj, teksa zbret plot magji dhe surpriza në botën e çdo fëmije.

Ermir Nika sjell një qasje krejt ndryshe përmes lojës intertekstuale, duke sfiduar kufijtë e përrallës tradicionale dhe duke ftuar lexuesit e vegjël në një udhëtim magjik zbulimesh.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Enigma e kesules se kuqe”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.