Histori gazmore
- Autori: Carol Collodi
- Shtëpia botuese: Sapere Aude
- Përkthyesi: Anxhela Lepuri
- Redaktori: Artemisa Bushi
Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën. Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.
1, 100.00 L
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Histori gazmore e Carlo Collodi-t është një përmbledhje prej tetë rrëfimesh plot humor, fantazi dhe aventura, ku autori i Aventurave të Pinokut shfaq gjithë gjallërinë dhe ironinë që e kanë bërë një prej autorëve klasikë më të dashur të letërsisë për fëmijë.
Në këto faqe takojmë Xhixhinon, djalin që mezi pret të bëhet burrë; Pipin, majmunthin e vogël ngjyrë trëndafili, të cilin kureshtja dhe dëshira për të imituar njerëzit e çojnë nga një aventurë në tjetrën; Leonçinon, që ëndërron të bëhet hero; Mazinon, avokatin e vetëshpallur të fëmijëve që nuk duan të mësojnë; si edhe një galeri personazhesh të vegjël, çapkënë, kokëfortë e plot fantazi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 190 Faqe
- Data e publikimit: 11/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.