Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore

“Rrënjët në zemër – trashëgimi kulturore” është një vepër mbarëkombëtare dygjuhësh (shqip-anglisht) që i shërben çdo shqiptari në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, duke u shndërruar në një urë lidhëse mes brezave dhe një udhërrëfyes të shkëlqyer identiteti. E pasur me lojëra, ngjyrosje, enigma, fjalëkryqe dhe stickers, kjo libër-aktivitet përmbledh thesarin tonë historiko-kulturor — nga figurat e shquara dhe veshjet tradicionale, te legjendat, simbolet dhe natyra. Zbuloni këtë thesar familjar, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928831200
SKU: RPU0019
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Një udhëtim ndër breza dhe një udhërrëfyes i trashëgimisë sonë shpirtërore

I konceptuar si botim dygjuhësh shqip-anglisht, ky libër vjen si një informacion i përmbledhur dhe udhërrëfyes në njohjen e identitetit shqiptar, duke qenë gjithashtu tepër tërheqës për turistët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për kulturën tonë apo ta marrin si një suvenir të çmuar. Ky projekt ndërkombëtar u krijua për shqiptarët kudo që janë: në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, për të lidhur brezat, për të forcuar ndjenjën e unitetit dhe për të mbajtur gjallë lidhjen e pashkëputur me rrënjët tona.

Libri ndërthur pasurinë e thesarit tonë historiko-kulturor:

  • Jetën e figurave të shquara kombëtare dhe gjeografinë e ngjarjeve të mëdha.

  • Muzetë, veprat e artit, veshjet tradicionale dhe zakonet.

  • Festat, simbolet, legjendat, folklorin, kështjellat dhe fjalët e urta.

  • Bukuritë e natyrës, vallet, pullat postare dhe kartolinat e qyteteve tona.

Një përvojë ndërvepruese për të gjithë familjen

Përveç informacioneve të vlefshme, libri është i mbushur me kureshti dhe aktivitete argëtuese, si ngjyrosje, kolazh, prerje-ngjitje (dress up), vijëzim, enigma pamore, rebuse, fjalëkryqe, fjalëgjetëse dhe forma ngjitëse (stickers), ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe në versionin e digjitalizuar.

Ky është një libër për të gjithë familjen. Prindër, pasurojeni leximin dhe plotësimin e tij me përvojat, traditat e zonës dhe kujtimet tuaja, duke i bërë këto çaste të paharrueshme për fëmijët tuaj!

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori