2084 fundi i botes

“2084: Fundi i botës” nga Boualem Sansal është një roman distopik që përfytyron një të ardhme ku një perandori totalitare, e quajtur Abistan, kontrollon çdo aspekt të jetës përmes fesë, frikës dhe nënshtrimit absolut. Në një shoqëri ku mendimi i lirë është zhdukur dhe e kaluara rishkruhet vazhdimisht, Ati, personazhi kryesor, nis të dyshojë mbi të vërtetat që i janë imponuar dhe të kërkojë atë që fshihet pas sistemit. I frymëzuar nga “1984” i George Orwell-it, romani është një reflektim i fuqishëm mbi totalitarizmin, fanatizmin, manipulimin e së vërtetës dhe rrezikun e humbjes së lirisë individuale.

1, 200.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928813671
SKU: BFN0777
0

Përshkrimi

Ishte i tmerruar nga ideja se mos arrinin ta dyshonin, se mos zbulonin se ai ishte një… ai nuk guxonte të shqiptonte fjalën… i pafe.

Ai nuk e kuptonte dot, këtë dreq fjale, nuk arrinte ta shqiptonte dot nga frika se mos ajo materializohej, pasi siç dihet gjykimi i shëndoshë ndërtohet pikërisht mbi gjëra të zakonshme të cilat përsëriten pa i menduar… i Pa…fe, ky ishte një abstraksion qartazi i gënjeshtërt, kurrë, realisht kurrë, në Abistan, nuk kish pasur kurrfarë detyrimi ndaj kujtdo të besonte dhe kurrë asgjë nuk ishte tentuar për të pasur aderimin e tij të sinqertë, njeriut thjesht i imponohej sjellja e besimtarit të përsosur, kaq ishte e gjitha.

Asgjë në të folur, në qëndrim apo në zakone nuk duhej ta dallonte atë nga portret-roboti i besimtarit të përsosur, i konceptuar prej Abit ose prej ndonjë mëkëmbësi të frymëzuar nga Vëllazëria e Drejtë i ngarkuar me indoktrinimin

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “2084 fundi i botes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.