Yuval Noah Harari
Yuval Noah Harari është një nga mendimtarët dhe historianët më të spikatur të kohës tonë, i cili mbetet një besnik i ideve liberale. Ai është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Sot Harari konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe Ka lindur në Haifa të Izraelit në vitin 1976, me prindër libanezë. Ai ka marrë titullin Doktor në Universitetin e Oksfordit në vitin 2002 dhe tani është pedagog në Departamentin e Historisë në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit. Harari është i specializuar në historinë botërore, historinë mesjetare dhe historinë ushtarake, Kërkimet e tanishme janë të fokusuara në çështje të rëndësishme historike: Cila është marrëdhënia mes historisë dhe biologjisë? Çfarë është thelbësore në dallimin mes Homo sapiens-it dhe kafshëve të tjera? A ekziston drejtësia në histori? A ka historia një drejtim? A bëhen njerëzit më të lumtur teksa shfaqen në histori. Prof. Harari ka dhënë gjithashtu kurse të hapura online të titulluara “Një histori e shkurtër e qenies njerëzore”. Harari ka ftuar dy herë çmimin Polonsky për kreativitet dhe origjinalitet në vitin 2009 dhe 2011. Në vitin 2011 fitoi çmimin Moncadi për “Historia ushtarake për shoqërinë”. Harari ka shkruar librat: Sapiens, Homo Deus, 21 leksione për shekullin e 21 dhe Nexus. Po ashtu, Sapiens është shkruar në seri, i përshtatur për fëmijë dhe të rinj. Librat e tij kanë qenë bestsellers absolut. Këto libra janë botuar nga Botar dhe gjendjen edhe online tek Leximtari.
21 leksione per shekullin e 21
- Autori: Yuval Noah Harari
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
- Redaktori: Anila Haruni
Pas suksesit global me të shkuarën dhe të ardhmen, Yuval Noah Harari analizon sfidat kritike të momentit. Ky botim trajton çështjet që na prekin sot: nga rënia e liberalizmit te ngjitja e Big Data. Një manual mbijetese për këdo që dëshiron të kuptojë lajmet e ditës.
Përshkrimi
Si të mbijetojmë në epokën e konfuzionit?
Në librin “21 leksione për shekullin e 21”, historiani Yuval Noah Harari zbret nga e kaluara e largët (Sapiens) dhe e ardhmja imagjinare (Homo Deus) për t’u përballur me të tashmen urgjente.
Bota po ndryshon më shpejt se kurrë. Terrorizmi, lajmet e rreme (fake news) dhe inteligjenca artificiale po kërcënojnë sigurinë dhe vendet tona të punës. Si mund ta ruajmë lirinë kur algoritmet e dinë se çfarë duam para se ta dimë ne vetë?
Ky libër shqip është një udhërrëfyes thelbësor për të naviguar në kaosin e sotëm. Harari trajton me qartësi tema si emigracioni, nacionalizmi, lufta bërthamore dhe meditimi. Në një botë të mbytur nga informacioni i parëndësishëm, qartësia është fuqi. Gjejeni këtë fuqi në Leximtari.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 384 Faqe
- Data e publikimit: 01/04/2023
- Titulli origjinal: Lessons for the 21 st Centry
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.