Liria
- Autori: Angela Merkel
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Doneida Gedaj, Marzela Çelanji
- Redaktori: Bledar Çepele , Pranvera Palushi
Me ne fund, vjen ne shqip libri me kujtime i Angela Merkel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes gjermane dhe europiane te ketij shekulli. 16 vite ne drejtimin e Gjermanise por njeheresh edhe ndryshimet radikale qe ndodhen pas shembjes se komunizmit dhe bashkimit te dy Gjermanive, si dhe pesha e saj ne politikat e Brukselit vijne ne kete rrefim te pazakonte qe ta sendertuar kohen tone.
3, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Për gjashtëmbëdhjetë vjet, Angela Merkel ishte kancelarja e Gjermanisë dhe një figurë kryesore në politikën evropiane dhe ndërkombëtare.
Në këtë libër, ajo kthehet pas në kujtimet e saj, në jetën në dy shtetet gjermane: Gjermaninë Lindore deri në vitin 1990 e më pas në Gjermaninë e ribashkuar.
Si arriti ajo të ngjitej në majat e Bashkimit Demokratik dhe të bëhej gruaja e parë që mbajti postin e kancelares?
Si u bë një nga lideret më të fuqishme të qeverive perëndimore?
Çfarë e udhëhoqi?
Në librin e saj, Angela Merkel rrëfen përditshmërinë në zyrën e kancelares, ditët dhe netët dramatike kur ajo mori vendime me ndikim të gjerë në Berlin, Bruksel dhe më tej. Ajo ndjek linjat e gjata të ndryshimit në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbulon presionin me të cilin politikanët përballen gjatë kërkimit të zgjidhjeve për probleme komplekse në një botë të globalizuar.
Në këtë libër, ajo na çon pas kuintave të politikës ndërkombëtare, duke treguar rëndësinë e bisedave personale dhe mbi të gjitha, kufizimet e tyre.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 708 Faqe
- Data e publikimit: 17/07/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Freiheit
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.