Adrian Civici

Adrian Civici eshte akademik, profesor, ekspert i ekonomise, autor i shume librave studimore, eseistike dhe se fundi, edhe i nje romani.  Ai eshte doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993). Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005-2014). Anëtar i disa organizatave  ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj. Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli "Kalorës i palmës së artë akademike”. Civici ka shkruar shume libra ku disa prej tyre i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.

Sekretet e gjenive të biznesit 2

Profesor Adrian Civici vjen me vëllimin e dytë të suksesshëm, “Sekretet e gjenive të biznesit 2”, duke sjellë shembuj dhe praktika nga mendjet më brilante të sipërmarrjes në botë. Ky botim është udhëzuesi i përsosur për këdo që dëshiron të mësojë dhe të aplikojë metoda, histori dhe strategji fituese të të bërit biznes, të përshtatura edhe me kushtet e Shqipërisë. Zbuloni këtë libër frymëzues, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928088598
SKU: MEP0569
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Mendoni si një gjeni, udhëhiqni si një lider dhe ndryshoni rregullat e lojës

“Mos harro, çdo gjë rreth teje është shpikur nga dikush! Megjithatë, ti mund ta ndryshosh atë! Më mirë të jesh i jashtëzakonshëm në një fushë se sa mesatar në shumë të tjera. Rreziku vjen nga mosdija e asaj çfarë po bën.”

Të gjithë shohin atë që është; megjithatë, gjenitë e biznesit janë ata që shohin atë që mund të bëhet. Pas suksesit të vëllimit të parë, Profesor Adrian Civici sjell sërish para lexuesve shqiptarë vazhdimin e këtij udhëtimi magjepsës në botën e njerëzve që kanë bërë histori në biznes në shkallë globale.

“Sekretet e gjenive të biznesit 2” na kujton se t’i shohësh gjërat më larg se të tjerët është talent, ndërsa t’i bindësh të tjerët të ecin në udhën tuaj është vërtet lidership. Përmes faqeve të këtij libri, autori na përcjell mesazhe të fuqishme dhe parime të arta sipërmarrjeje:

  • Mos filloni asnjëherë një punë, betejë apo marrëdhënie nëse frika e humbjes mbulon perspektivën e suksesit.

  • Mënyra se si reagojmë ndaj vështirësive na përvijon shumë më tepër sesa mënyra se si festojmë suksesin.

  • Çdo ide e madhe nis si një dyshim dhe çdo fitore e madhe fillon si një përpjekje e vogël.

  • Strategjia e vërtetë nuk qëndron te bërja e shumë gjërave njëkohësisht, por te zgjedhja e qartë e asaj që nuk duhet bërë.

Ekzistojnë tri shtylla të krijimtarisë në biznes: në teknologji, në planifikimin e produktit dhe në marketing. Mungesa qoftë edhe e njërës prej tyre përbën rrezik dështimi. Ky botim vlen për çdo sipërmarrës, menaxher apo profesionist që dëshiron të rritet, të pranojë mësime nga dështimet dhe të arrijë madhështinë përmes përmirësimit të vazhdueshëm.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekretet e gjenive të biznesit 2”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori