S
Steven Bartlett

Steven Barttlet ka qenë CEO, themelues, bashkëthemelues ose anëtar i këshillit drejtues të katër kompanive pararojë të industrisë që, së bashku, në kulmin e tyre, kanë arritur një vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarësh. Aktualisht është themeluesi i “Flight Story”-t, një agjenci marketingu novatore; themelues i “Thirdweb”-it, një kompani programesh kompjuterike; si dhe themelues i fondit të investimit të emërtuar “Flight Fund”. Në kompanitë e tij ka punësuar mijëra njerëz nga çdo cep i botës. Ka siguruar pothuaj 100 milionë dollarë investime për kompanitë e tij. Është investitor në më shumë se 40 kompani. Merr pjesë në këshillat drejtues të katër kompanive, dy prej të cilave janë aktualisht në ballë të industrive të tyre përkatëse, dhe është vetëm 30 vjeç.

Ditari i CEO-s

Ky nuk është një libër vetëm për strategjitë e biznesit, pasi strategjitë ndryshojnë si stinët. “Ditari i CEO-s” trajton diçka shumë më të qëndrueshme: rregullat themelore dhe të forta për të ndërtuar gjëra të mëdha dhe për t’u bërë edhe vetë i madh. Këto rregulla, të rrënjosura në psikologji, shkencë dhe shekuj kërkimesh, mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht industrisë apo profesionit. Zbuloni këtë udhëzues të jashtëzakonshëm, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

0 ditë 00 orë 00 min 00 sc

Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 260.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928087621
SKU: MEPB0047
0

Përshkrimi

Këto rregulla mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht nga industria ku punon apo profesioni që ushtron. Mund të vihen në zbatim sot, por edhe pas 100 vjetësh. Ato i kanë rrënjët në psikologji, në shkencë dhe në shekuj kërkimesh e studimesh.

Për t’i pohuar edhe më tej këto rregulla, Steven ka vrojtuar dhjetëra mijëra njerëz në çdo kontinent, të çdo grupmoshe dhe të çdo profesioni.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditari i CEO-s”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.