Rruga stoike drejt pasurisë

Zbulo qasjen praktike dhe të volitshme drejt ndërtimit të pasurisë, e cila aplikon urtësinë e lashtë në kaosin e tregjeve të ditëve moderne. “Rruga stoike drejt pasurisë” nga Darius Foroux tregon se si kontrolli i reagimeve dhe menaxhimi i emocioneve na shpijnë drejt suksesit afatgjatë. Zbuloni këtë udhëzues të vyer për të marrë mbrapsht kohën, qetësinë dhe lirinë financiare, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

1, 200.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928036230
SKU: BUE0513
0

Përshkrimi

Si t’i qasemi tregjeve financiare me disiplinë, ftohtësi dhe vetëkontroll përmes filozofisë stoike

Investitorët e mëdhenj i qasen tregjeve me disiplinë, ftohtësi dhe vetëkontroll — mësime të vyera që filozofët stoikë na i kanë dhënë prej mijëra vjetësh. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vihen dëshpërimisht në ndjekje të parave, duke humbur jo vetëm to me kalimin e kohës, por duke u privuar edhe nga ajo që mbart më shumë rëndësi: qetësia mendore. Ata që pasurohen shpejt, shpesh varfërohen po aq shpejt.

Në këtë libër, Darius Foroux — i njohur për qindra mijëra lexues përmes shkrimeve dhe podcast-eve të tij — ndan idetë e Stoikëve përmes një optike financiare lehtësisht të kuptueshme, qofsh një student i kalitur i kësaj fushe apo një rishtar. Ndonëse tregjet financiare bëhen shpesh krejt të paparashikueshëm dhe kaotikë, ky libër ofron zgjidhjen e duhur për të përballuar çdo stuhi ekonomike dhe për të ndërtuar pasuri që zgjat tërë jetën, e më tej.

Çfarë thotë kritika:

“Një libër i mrekullueshëm që kombinon strategjitë e zgjuara të investimit me urtësinë e Stoikëve.”Sam Dogen, autor bestseller i WSJ dhe krijues i Financial Samurai

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rruga stoike drejt pasurisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.