Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

C’te besh kur mendja te mbetet peng

Nga seria Cte besh e hartuar nga psikologe amerikane ne bashkepunim me mesues dhe prinder, trajtohen rastet per edukimin e femijeve me crregullime obsesive kompulsive

700.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928286277
SKU: BAT0102
0

Përshkrimi

A e dije se njerëzit kanë disa filtra mendorë? Ata shërbejnë që truri të mos bëhet rrëmujë prej mendimeve të padobishme. Ndonjëherë ndodh që këta filtra ngatërrohen ose bllokohen, kështu që truri ngec me mendime që i torturojnë vërtet fëmijët. Nëse kjo gjë të ka ndodhur edhe ty, pra, nëse e ke të vështirë të ndihesh i sigurt ose i mbrojtur për shkak se disa mendime të mbajnë peng, ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur mendja të mbetet peng i orienton fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore të përdoruara për të trajtuar problemet e Çrregullimit ObsesivKompulsiv. Ky libër vetë-ndihmës interaktiv i shndërron fëmijët në super-detektivë, të cilët mund të dallojnë dhe t’i përgjigjen në mënyrën e duhur rrengjeve të ÇOK-ut.

Me shembujt ndërveprues, aktivitetet dhe udhëzimet hap pas hapi, ai u vjen në ndihmë fëmijëve që të zotërojnë aftësitë e nevojshme për t’u çliruar nga mendimet fiksuese dhe nevojat e ngutshme të ÇOK-ut, si dhe të jetojnë më të lumtur.

Ky udhëzues është burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve, për të punuar drejt ndryshimit.

Vlerësime

“Një libër që motivon dhe edukon fëmijët.”

Portland Book

“Një libër i përshtatshëm për zhvillimin e fëmijës, argëtues dhe shumë i vlefshëm për t’i ndihmuar fëmijët në procesin e përballimit.”

Michelle Saidel, Harvard Medical School

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “C’te besh kur mendja te mbetet peng”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.