Umberto Eco
Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Mbinjeriu i mases
- Autori: Umberto Eco
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Diana Kastrati
- Redaktori: Marina Ymeri
Umberto Eco, një nga eseistët dhe mendimtarët më të mprehtë të kohës sonë, shqyrton te Mbinjeriu i masës lidhjet mes letërsisë popullore, ideologjisë dhe tregut, duke gjurmuar figurën e “mbinjeriut” nga Konti i Monte Kristos te Niçe. Me erudicionin, ironinë dhe fuqinë e tij karakteristike për të vënë në pikëpyetje idetë e pranuara, Eco e shndërron analizën letrare në një ftesë për të reflektuar mbi kulturën, shoqërinë dhe mekanizmat që formësojnë imagjinatën tonë.
Përshkrimi
Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit….
Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos të A. Dymasë”.
Një arsye më shumë për ta konsideruar historinë e mbinjeriut “të masës” (ose thënë ndryshe, i prodhuar si model për një masë lexuesish, i ndërtuar në funksion të formulës së re komerciale: romani në seri) si një histori kontradiktore, në të cilën ngërthehen bashkë në një nyje problematike jo fort të lehtë për t’u zhdrivilluar çështje ideologjike, logjika e strukturave tregimtare dhe dialektika e tregut të botimeve.
Duke mburrur mbinjeriun e romanit në seri, Gramsci lëshonte dukshëm një shigjetë kundër mbinjeriut të Niçes. Në kohët e sotme, në një klimë më të shtendosur rileximi niçean, na duhet të jemi më të kujdesshëm.
Por edhe Gramsci është më i përkorë se ç’duket: ai flet për thelbin niçean të personazheve të teatrit italian të maskave që asokohe mbizotëronte dhe u thotë qartazi e me ton polemizues: mbinjeriu juaj nuk e ka origjinën te Zarathustra, por zë fill tek Edmond Dantesi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 236 Faqe
- Data e publikimit: 14/08/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.