Autor: Umberto Eco
Rreth autorit
Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar.
Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve ’60, prej të cilave veçohet studimi kapital “Vepra e hapur”, e cila gjatë viteve ’70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist.
Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar.
Pas romanit “Emri i trëndafilit”, Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar “Emri i romanit”. Pasuan së pari “Lavjerrësi i Fukosë”, një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani “Ishulli i një dite më parë” dhe më i riu romani i tij i katërt “Baudolino”.
Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë.
U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Rrefimet e nje romancieri te ri – Umberto Eco
Umberto Eco na hap dyert e laboratorit të tij krijues, duke zbuluar si lind një roman, si ndërtohet një botë narrative dhe si ndërthuren realiteti me trillimin. Me erudicion, ironi dhe përvojën e autorit të Emrit të trëndafilit, ai sjell njëkohësisht rrëfim personal, reflektim mbi letërsinë dhe këshilla të çmuara për artin e të shkruarit.
Lavjerresi i Fukoit
Nuk eshte vetem nje liber. Jane shume libra bashke! Eshte emocionues si çdo thriller (Lavjerresi është një thriller!), i sakte si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.
Mbinjeriu i mases
Umberto Eco, një nga eseistët dhe mendimtarët më të mprehtë të kohës sonë, shqyrton te Mbinjeriu i masës lidhjet mes letërsisë popullore, ideologjisë dhe tregut, duke gjurmuar figurën e “mbinjeriut” nga Konti i Monte Kristos te Niçe. Me erudicionin, ironinë dhe fuqinë e tij karakteristike për të vënë në pikëpyetje idetë e pranuara, Eco e shndërron analizën letrare në një ftesë për të reflektuar mbi kulturën, shoqërinë dhe mekanizmat që formësojnë imagjinatën tonë.
Flaka misterioze e mbretereshes Loana-BDI
Umberto Eco na sjell nje tjeter roman ndertuar mbi raportet e njeriut me te shkuaren dhe menyren sesi konstruktohet kujtesa: Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj, janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve, me nje mjeshtri te larte narrative.
Varreza e Prages
Libri i Umberto Eco-s Varreza e Pragës është i koreografuar nga një e vërtetë që në vetvete është aq e çuditshme sa një romancier nuk duhet të zgjerohet shumë në të për të krijuar një tregim të mahnitshëm. Eco në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur shpjegon që të gjitha personazhet e tij kryesore, përveç njërit, janë figura historike, por një lexues i pavetëdijshëm se sa afër së vërtetës qëndron Eco, mund të jetë i gatshëm t’i japë Eco-s më shumë pikë për inovacion, se që meriton. Kjo nuk do të thotë që Eco nuk meriton pikë për inovacion, as që një roman s’mund të ketë sukses në një tjetër mënyrë. Thjesht, do të thotë që nganjëherë e vërteta është më e çuditshme se fantazia.
Numri zero
Një manual i përsosur për gazetarinë e keqe, që lexuesi dorë pas dore nuk e di nëse është i sajuar apo thjesht i nxjerrë nga realiteti.
Emri i trendafilit
“Emri i trëndafilit” është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet “Lavjerrësi i Fukosë”, “Ishulli i një dite më parë” dhe “Baudolino”. Emri i trëndafilit, romani që e bëri të njohur në gjithë botën Umberto Econ, u botua për herë të parë në vitin 1980 dhe tani, pas 32 vjetësh, ai rishfaqet për të tronditur edhe një herë kritikën letrare. Ky botim i ri i Emrit, i rishikuar dhe i plotësuar nga vetë Eco, doli në Itali në janar 2012. Po pse duhej riparë një roman kaq i suksesshëm? “Kryesisht për veten”,- thotë Eco.