Umberto Eco

Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.

Emri i trendafilit

“Emri i trëndafilit” është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet “Lavjerrësi i Fukosë”, “Ishulli i një dite më parë” dhe “Baudolino”. Emri i trëndafilit, romani që e bëri të njohur në gjithë botën Umberto Econ, u botua për herë të parë në vitin 1980 dhe tani, pas 32 vjetësh, ai rishfaqet për të tronditur edhe një herë kritikën letrare. Ky botim i ri i Emrit, i rishikuar dhe i plotësuar nga vetë Eco, doli në Itali në janar 2012. Po pse duhej riparë një roman kaq i suksesshëm? “Kryesisht për veten”,- thotë Eco.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928103345
SKU: BDI0214
0

Përshkrimi

Libri i profesorit të preferuar bolonjez dhe semiotistit me ndikim, autorit të studimit të jashtëzakonshëm “Vepra e hapur” (1962), ishte një “shëtitje” e tij në letërsinë ndaj së cilës shumëkush ishte skeptik, por që me kohë u shndërrua në triumf të plotë letrar dhe rezultoi me kult – libër të fundit të shekullit XX.

Syzheja klasike detektive do të na njoftojë me personazhin e mendjemprehtit Uiliam i Baskervilit, një Sherlok Holms i mesjetës dhe me një botë që në faqet magjike të prozës së Ekos, shfaqet para nesh duke u dukur më reale sesa kemi mundur ta paramendojmë ndonjëherë.

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Emri i trendafilit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.