Umberto Eco
Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Lavjerresi i Fukoit
- Autori: Umberto Eco
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Shpëtim Çuçka
- Redaktori: Petrit Ymeri
Nuk eshte vetem nje liber. Jane shume libra bashke! Eshte emocionues si çdo thriller (Lavjerresi është një thriller!), i sakte si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.
Përshkrimi
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen nga fillimet e viteve ’60 deri më 1984, midis një shtëpie botuese milaneze dhe një muzeu parisian, ku është vendosur Lavjerrësi i Fukoit.
Ngjarjet vendosen edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës.
Zhvillohet krejtësisht natën e 23 qershorit 1984, së pari në këmbë në vendrojën e periskopit, pastaj në këmbë në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja, teksa Pifi ndërmend caqet kohore të përmendura në krye të herës.
Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë “me shpenzimet e veta”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa pikën e përgjegjësisë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 790 Faqe
- Data e publikimit: 19/01/2016
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Il pendolo di Foucault
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2020

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.