Umberto Eco

Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.

Varreza e Prages

Libri i Umberto Eco-s Varreza e Pragës është i koreografuar nga një e vërtetë që në vetvete është aq e çuditshme sa një romancier nuk duhet të zgjerohet shumë në të për të krijuar një tregim të mahnitshëm. Eco në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur shpjegon që të gjitha personazhet e tij kryesore, përveç njërit, janë figura historike, por një lexues i pavetëdijshëm se sa afër së vërtetës qëndron Eco, mund të jetë i gatshëm t’i japë Eco-s më shumë pikë për inovacion, se që meriton. Kjo nuk do të thotë që Eco nuk meriton pikë për inovacion, as që një roman s’mund të ketë sukses në një tjetër mënyrë. Thjesht, do të thotë që nganjëherë e vërteta është më e çuditshme se fantazia.

1, 250.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928103260
SKU: BDI0275
0

Përshkrimi

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit, që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruar nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri djallëzore dhe mesha të zeza.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Varreza e Prages”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.