Yuval Noah Harari

Yuval Noah Harari është një nga mendimtarët dhe historianët më të spikatur të kohës tonë, i cili mbetet një besnik i ideve liberale. Ai është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Sot Harari konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe Ka lindur në Haifa të Izraelit në vitin 1976, me prindër libanezë. Ai ka marrë titullin Doktor në Universitetin e Oksfordit në vitin 2002 dhe tani është pedagog në Departamentin e Historisë në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit. Harari është i specializuar në historinë botërore, historinë mesjetare dhe historinë ushtarake, Kërkimet e tanishme janë të fokusuara në çështje të rëndësishme historike: Cila është marrëdhënia mes historisë dhe biologjisë? Çfarë është thelbësore në dallimin mes Homo sapiens-it dhe kafshëve të tjera? A ekziston drejtësia në histori? A ka historia një drejtim? A bëhen njerëzit më të lumtur teksa shfaqen në histori. Prof. Harari ka dhënë gjithashtu kurse të hapura online të titulluara “Një histori e shkurtër e qenies njerëzore”. Harari ka ftuar dy herë çmimin Polonsky për kreativitet dhe origjinalitet në vitin 2009 dhe 2011. Në vitin 2011 fitoi çmimin Moncadi për “Historia ushtarake për shoqërinë”. Harari ka shkruar librat: Sapiens, Homo Deus, 21 leksione për shekullin e 21 dhe Nexus. Po ashtu, Sapiens është shkruar në seri, i përshtatur për fëmijë dhe të rinj. Librat e tij kanë qenë bestsellers absolut. Këto libra janë botuar nga Botar dhe gjendjen edhe online tek Leximtari.

Homo Deus – Një histori e shkurtër e së nesërmes

Yuval Noah Harari eksploron projektet e reja të njerëzimit: pavdekësinë dhe lumturinë hyjnore. Ky studim paralajmëron një të ardhme ku inteligjenca ndahet nga vetëdija dhe algoritmet mund të na njohin më mirë se vetja jonë.

Kategori: ,

2, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928341624
SKU: BAT0164
0

Përshkrimi

Çfarë ndodh kur njerëzit bëhen Perëndi?

Pas suksesit global të “Sapiens”, autori kthen vështrimin drejt së ardhmes. Gjatë shekullit të kaluar, njerëzimi arriti të bëjë të pamundurën: të vërë nën kontroll urinë, murtajën dhe luftën. Tani, shtrohet pyetja e madhe: Çfarë do të zëvendësojë këto sfida?

Në këtë libër shqip tronditës, Harari argumenton se objektivat e reja do jenë pavdekësia dhe hyjnia. Ne po kalojmë nga krijesa biologjike në entitete që nuk i binden më seleksionimit natyror, por dizajnit inteligjent të bioteknologjisë.

  • A do të bëhemi ne thjesht të dhëna në një sistem që nuk e kuptojmë?

  • Çfarë ndodh me demokracinë kur gjigantët teknologjikë dinë më shumë për ne sesa ne për veten?

Për çdo lexues që kërkon të kuptojë rreziqet e shekullit të 21-të, ky botim është thelbësor. Gjejeni tani në Leximtari.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Homo Deus – Një histori e shkurtër e së nesërmes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.