Por perse jemi ende fashiste ? – Dituria
- Autori: Francesco Filippi
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Kujtim Ymeri
- Redaktori: Petrit Ymeri
1, 100.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Pas suksesit të madh të Mussolini ha fatto anche cose buone, Francesco Filippi është tashmë i njohur edhe si një zë i rëndësishëm në debatin për fashizmin në Itali.
Pas punës skrupuloze dhe përfundimtare të përgënjeshtrimit të legjendave të shumta dhe këmbëngulëse për njëzetvjeçarin fashist dhe për figurën e Duçes, Filippi e drejton analizën e tij të mprehtë te motivet që i kanë bërë shumë italianë të bien viktimë, akoma edhe sot, e një propagande të nisur më shumë se dy breza më parë. Si është e mundur, pyesin shumë njerëz, që pas të gjitha atyre që kanë ndodhur – pas një lufte shkatërrimtare, miliona të vdekurve, poshtërsisë së ligjeve racore, turpit të pushtimeve koloniale, një politike të brendshme ekonomike të dështuar, një politike të jashtme agresive e kriminale, një qasjeje kulturore lirivrasëse, një lufte civile të përgjakshme e të zgjatur… – hapim sytë, tani që kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë, dhe zbulojmë se jemi ende fashistë?
Por ç’duhej të kishte ndodhur tjetër për t’i bindur italianët se fashizmi ka qenë një rrënim? Megjithatë, ende vazhdojnë të shumohen kryqet e thyera nëpër muret e qyteteve, të shtohet antisemitizmi, një ndjenjë e përhapur raciste përmbyt të gjithë sektorët e shoqërisë dhe duket se me kalimin e kohës është ëmbëlsuar kujtimi i periudhës më të errët e më të dhunshme të Italisë; me sa duket, historia nuk na ka mësuar mjaft, nuk na ka bërë imunë.
Për të na ndihmuar të kuptojmë përse, Filipi në këtë libër na tregon shumë gjëra: na tregon si ka përfunduar lufta, ç’u bë dhe ç’nuk u bë në mbarim të konfliktit, ç’masa u morën dhe, përkundrazi ç’masa nuk u morën ndaj përgjegjësve, çfarë kanë shkruar e çfarë nuk kanë shkruar intelektualët dhe historianët, çfarë u është mësuar brezave të rinj dhe, nga ana tjetër, ç’është lënë në heshtje dhe pse. Veçanërisht, na tregon se si e kanë treguar veten dhe si janë shfajësuar italianët, pa u ndalur kurrë vërtet për të shlyer llogaritë me të kaluarën. Që, në fakt, nuk ka kaluar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 279 Faqe
- Data e publikimit: 01/09/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.