Yuval Noah Harari

Yuval Noah Harari është një nga mendimtarët dhe historianët më të spikatur të kohës tonë, i cili mbetet një besnik i ideve liberale. Ai është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Sot Harari konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe Ka lindur në Haifa të Izraelit në vitin 1976, me prindër libanezë. Ai ka marrë titullin Doktor në Universitetin e Oksfordit në vitin 2002 dhe tani është pedagog në Departamentin e Historisë në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit. Harari është i specializuar në historinë botërore, historinë mesjetare dhe historinë ushtarake, Kërkimet e tanishme janë të fokusuara në çështje të rëndësishme historike: Cila është marrëdhënia mes historisë dhe biologjisë? Çfarë është thelbësore në dallimin mes Homo sapiens-it dhe kafshëve të tjera? A ekziston drejtësia në histori? A ka historia një drejtim? A bëhen njerëzit më të lumtur teksa shfaqen në histori. Prof. Harari ka dhënë gjithashtu kurse të hapura online të titulluara “Një histori e shkurtër e qenies njerëzore”. Harari ka ftuar dy herë çmimin Polonsky për kreativitet dhe origjinalitet në vitin 2009 dhe 2011. Në vitin 2011 fitoi çmimin Moncadi për “Historia ushtarake për shoqërinë”. Harari ka shkruar librat: Sapiens, Homo Deus, 21 leksione për shekullin e 21 dhe Nexus. Po ashtu, Sapiens është shkruar në seri, i përshtatur për fëmijë dhe të rinj. Librat e tij kanë qenë bestsellers absolut. Këto libra janë botuar nga Botar dhe gjendjen edhe online tek Leximtari.

Nexus

Pas fenomenit “Sapiens”, historiani Yuval Noah Harari rikthehet me veprën “Nexus“. Ky studim i thellë gjurmon historinë e rrjeteve të informacionit—nga Epoka e Gurit te Inteligjenca Artificiale—dhe paralajmëron për rreziqet e një bote ku e vërteta kërcënohet nga teknologjia. Një libër shqip thelbësor për të kuptuar të ardhmen.

Kategori:

2, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928341938
SKU: BAT0044
0

Përshkrimi

Nga tregimet e lashta te rreziku i AI – “Nexus”

Në këtë libër vizionar, Yuval Noah Harari na fton të rishikojmë gjithçka që dimë për informacionin. Për mijëra vjet, njerëzimi ka përdorur rrjetet e komunikimit për të krijuar rend, nga kanonet fetare te burokracia moderne. Por çfarë ndodh kur këto rrjete bëhen më të fuqishme se vetë krijuesit e tyre?

Vepra “Nexus” eksploron dilemën më të madhe të kohës sonë: ngritjen e Inteligjencës Artificiale. Për herë të parë në histori, informacioni nuk është thjesht një mjet në duart tona, por një agjent i pavarur që mund të marrë vendime.

Harari argumenton se informacioni nuk është domosdoshmërisht “e vërteta”, por llaçi që mban bashkë shoqëritë—shpesh përmes fiksioneve dhe iluzioneve. A do të na ndihmojë AI të ndërtojmë një botë më të mirë, apo do të krijojë rrjete totalitare që nuk mund t’i kontrollojmë? Përgjigjet i gjeni duke shfletuar këtë botim në Leximtari.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nexus”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.