Rudina Cupi

Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj. Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë. Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 20 librave për dëmijë. Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive. Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.

Doemos

Libri Doemos eshte nje rikthim tek poezia per Rudina Cupin e cila tashme eshte nje nga emrat me te spikatur te letersise per femije. Me nje pervoje te gjate ne fushen e perkthimit, redaktimit, por edhe si autore, ne permbledhjen poetike Rudina sjell nje reflektim te thelle per boten, permes nje gjuhe te spikatur, nje nivel te larte te teknikave poetike, por edhe te ideve dhe reflektimeve per boten qe na rrethon

Kategori: ,

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928831057
SKU: PUPB0001
0

Përshkrimi

Libri Doemos eshte nje rikthim tek poezia per Rudina Cupin e cila tashme eshte nje nga emrat me te spikatur te letersise per femije. Me nje pervoje te gjate ne fushen e perkthimit, redaktimit, por edhe si autore, ne permbledhjen poetike Rudina sjell nje reflektim te thelle per boten, permes nje gjuhe te spikatur, nje nivel te larte te teknikave poetike, por edhe te ideve dhe reflektimeve per boten qe na rrethon

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Doemos”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.