Migjeni – vargjet e lira , novelat e qytetit te veriut
- Autori: Millosh Gjergj Nikolla
- Shtëpia botuese: Migjeni
- Redaktori: Skender Luarasi
Ne kete vellim te pergatitur per nxenesit dhe studentet jane permbledhur pjese nga krijimtaria poetike e vellimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurter e Migjenit, “Novelat e qytetit te veriut”. Botimi ka nje parathenie te pergatitur nga Skender Luarasi dhe shenime nga bashkekohesit e poetit te madh
Përshkrimi
Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë.
Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet ’30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen.
Vëllimin e tij “Vargjet e lira”, Migjeni e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e “njeriut të ri”.
Edhe ne vellimin me tregime Novelat e qytetit te veriut eshte perfshire krijimtaria me e mire e tij.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 204 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.