Perjetime – Platin Rrapi
- Autori: Platin Rrapi
- Shtëpia botuese: Ada
Poezitë e Platin Rrapit mbartin një shpirt të ndjeshëm, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, me një frymë lirike që lind natyrshëm nga përvoja jetësore, malli, dashuria për Zotin, për nënën, për atdheun dhe për njeriun. Ai shkruan me zemër, pa pretendime të mëdha formale, por me dëshirën për të shprehur atë që ndien. Kjo i jep poezive një ton njerëzor e prekës, shpeshherë të njohur për lexuesin, si një rrëfim që mund ta ketë përjetuar secili.
Përshkrimi
ZËRI ZOTIT
Në çdo sfidë që kam pas në jetë,
Nga lart një zë i ëmbël më ka fol qetë.
Nuk e kam parë por thjeshtë e kam n’di,
E kam dit që është Zoti me zërin e tij.
Siç ndodhet pranë prindi për fëmijën e tij,
Zoti më ka thënë jam kudo me ty.
Kur dallgët janë përplas në brigjet e mia,
Prej dorës së Zotit ka pushu stuhia.
Sa herë kam ndjerë thatësirë në shpirt,
Zoti ka ditur shpirtin me ma vadit’.
Sa herë jeta fortuna mua më solli,
Zoti para meje mburojë më doli.
Pra si dje, sot, ashtu edhe neser,
Vetem tek Zoti e mbaj shpresën.
Me Zotin gjithçka filloi, e do mbaroi,
Lum ai/ajo që shumë Zotit i besoi.
Në çdo sfidë që kam pas në jetë,
Nga lart një zë i ëmbël më ka fol qetë.
Nuk e kam parë por thjeshtë e kam n’di,
E kam dit që është Zoti me zërin e tij.
Siç ndodhet pranë prindi për fëmijën e tij,
Zoti më ka thënë jam kudo me ty.
Kur dallgët janë përplas në brigjet e mia,
Prej dorës së Zotit ka pushu stuhia.
Sa herë kam ndjerë thatësirë në shpirt,
Zoti ka ditur shpirtin me ma vadit’.
Sa herë jeta fortuna mua më solli,
Zoti para meje mburojë më doli.
Pra si dje, sot, ashtu edhe neser,
Vetem tek Zoti e mbaj shpresën.
Me Zotin gjithçka filloi, e do mbaroi,
Lum ai/ajo që shumë Zotit i besoi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 160 Faqe
- Data e publikimit: 14/12/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.