Shoh shteg e hapur
- Autori: Grup Autoresh
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Sokol Çunga
Një antologji e tillë nuk na duhet vetëm për të plotësuar një boshllëk emrash në historinë e letërsisë. Në to, një send i zakonshëm, një lule, një këngë, një nënë, një fëmijë, një i mërguar, një peizazh mund të bëhen qendra e poezisë. Dhe kjo është një mënyrë më femërore për ta bërë botën të dukshme.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Poezia e botuar nga gratë shqiptare në periodikët e viteve 1910–1944 nuk përbën një letërsi të njëtrajtshme, as për nga temat, as për nga cilësia, as për nga format poetike. Përkundrazi, ajo është një korpus ku bashkëjetojnë vargu okazional, poezia patriotike, lirika e natyrës, poezia e dashurisë, vajtimi, përsiatja, poezia e shkollës, poezia e rastit dhe, më vonë, një poezi ku zëri i autores fillon të dallohet më qartë nga temat që zgjedh dhe nga mënyra si i përjeton ato. Kësisoj, antologjia nuk është vetëm një platformë që rikthen në qarkullim emra të harruar, ajo në polifoninë e vet, na lejon të shohim se si, brenda një periudhe të caktuar të historisë së poezisë shqipe, një zë që deri atëherë ishte më së shumti objekt i përshkrimit letrar nis të bëhet subjekt i tij.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 224 Faqe
- Data e publikimit: 14/11/2026
- Mosha e leximit: over 14 years old
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.