Kaloje plugun mbi eshtrat e te vdekurve
- Autori: Olga Tokarczuk
- Shtëpia botuese: Papirus
- Përkthyesi: Astrit Beqiraj
- Redaktori: Benet Koleka
Nobelistja Olga Tokarczuk vjen me vepren kryesore te saj ne shqip, Kaloje plugun mbi eshtrat e te vdekurve, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Papirus.
Përshkrimi
Janina Dushejko jeton vetëm në një zonë malore të izoluar, në Luginën e bukur Klloxka.
Grua e moshuar, paksa ekscentrike, inxhiniere në pension, ajo adhuron natyrën, astrologjinë dhe veprën e William Blake. Një mëngjes ajo gjen një komshiun e vet të vdekur në kuzhinën e tij, të mbytur me një kockë të vogël.
Ky është fillimi i një serie të gjatë krimesh misterioze në vende ku gjenden gjurmë kafshësh. Policia heton. Të gjitha viktimat i bashkonte pasioni për gjuetinë.
Kur Janina Dushejko përpiqet të paraqesë teorinë e saj mbi këtë çështje, të gjithë e marrin për të çmendur… Si mund ta besonin se kafshët po hakmerreshin ndaj vrasësve të tyre?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 280 Faqe
- Titulli origjinal: Prowadz swoj plug przezkosci umarlyc
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.