Robert Galbraith

Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Gjak i trazuar

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë… por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të romanit. Seria e dedektivit Kormoran Strajk vijon

2, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366139
SKU: BDI0066
0

Përshkrimi

Detektivi privat Kormoran Strajk gjendet në Kornuell, kur i afrohet një grua që i kërkon ndihmë për të gjetur nënën e saj, Margo Bamboroun, mjeke, e zhdukur në rrethana misterioze në vitin 1974.

Strajku nuk ka trajtuar kurrë më parë një cold case, aq më tepër një rast të pazgjidhur prej 40 vjetësh. Por megjithëse shanset për sukses thuajse nuk ekzistojnë, kureshtja e profesionalizmi fitojnë dhe ai e merr përsipër; duke ia shtuar listës së gjatë të rasteve për të cilat Strajku dhe partnerja e tij në agjenci, Robin Elakoti, janë duke punuar aktualisht.

Ndërkaq, vetë Robini është midis një divorci të sikletshëm e torturues dhe vëmendjes së padëshiruar të një mashkulli, përveç se lufton me ndjenjat e saj për Strajkun. Strajku dhe Robini ndjekin të gjitha pistat për zhdukjen e Margosë dhe ndeshen me një çështje djallëzisht komplekse, me pista që përfshijnë letra tarot, një vrasës serial psikopat dhe dëshmitarë të cilëve nuk mund t’u besohet assesi.

Dhe mësojnë se edhe rastet e vjetra prej kohësh, mund të shkaktojnë vdekje të tjera.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjak i trazuar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.