Autor: Robert Galbraith

Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë.

Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika.

Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë.

Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar.

Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Zemer sterr e zeze

(0)
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.

Gjak i trazuar

(0)
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.

Rruga e se keqes

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Kenga e qyqes

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Hije qe te ndjekin pas

(0)
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.

Krimbi i mendafshit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

E bardha qe vret

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 530.00 L.