Robert Galbraith
Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.
E bardha qe vret
- Autori: Robert Galbraith
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Oriana Tamburi, Dhimitër Gjodede
Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.
Përshkrimi
“Pashë një fëmijë të vrarë…
Ai e mbyti, mu mbi kalë…”
Kur një djalosh i trazuar, i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe ikën në panik.
Duke u përpjekur të zbulojnë të vërtetën për historinë e Billit, Strajku dhe Robin Elakoti – dikur ndihmësja, tani ortakja e tij në agjenci – ndjekin një pistë gjarpëruese, që i çon nga periferitë e Londrës në dhomat më të errëta dhe të fshehta të Parlamentit, deri në një pronë të bukur por të dyshimtë në fshat.
Dhe nëse hetimi i ngjan gjithnjë e më shumë një labirinti, jeta e Strajkut veç e thjeshtë nuk është: fama e tij si hetues privat e pengon të veprojë në hije si dikur, në të kaluarën, dhe marrëdhënia me Robinin është më e tensionuar se kurrë…
Ajo është e domosdoshme në punën e agjencisë, por marrëdhënia e tyre personale është plot ndërlikime dhe të pathëna…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 774 Faqe
- Data e publikimit: 21/08/2020
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Lethal White
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.