Robert Galbraith
Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.
Krimbi i mendafshit
- Autori: Robert Galbraith
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Virgjil Muçi
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
Përshkrimi
Londër.
Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh.
Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi. Por, sapo Strajku fillon të hetojë, duket qartë se pas zhdukjes së Kuinit fshihet shumë më tepër se sa e shoqja dyshon.
Shkrimtari është larguar duke marrë me vete dorëshkrimin e romanit të tij të fundit, mbushur me portrete sarkastike të pothuajse të gjithë njerëzve që ai njeh, sidomos ata të botës letrare. Po të botohej, libri i Kuinit do të shkatërronte shumë jetë: kjo është arsyeja që janë të shumtë ata që do të donin t’i mbyllnin gojën shkrimtarit…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 588 Faqe
- Data e publikimit: 19/08/2015
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The Silkworm
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.