Robert Galbraith
Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.
Rruga e se keqes
- Autori: Robert Galbraith
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Dhimiter Gjodede
Seria e dedektivit Kormoran Strajk vijon: Një triller me shumë të papritura, por edhe me historinë emocionuese të një burri dhe një gruaje, që kanë mbërritur në një udhëkryq në jetën e tyre personale dhe profesionale.
1, 500.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje.
Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar.
Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës – dhe Strajku di se secili prej tyre do të ishte i zoti për këtë dhe brutalitete të tjera të parrëfyeshme.
Policia i përqendron hetimet në një të dyshuar, por Strajku është gjithnjë e më i bindur se ai është i pafajshëm: duhet ta marrë vetë çështjen në dorë, së bashku me Robinin, dhe të zhytet e gërmojë në botët e errëta dhe të panatyrshme të tre të dyshuarve të tjerë.
Por krime të reja, çnjerëzore do të kryhen dhe koha ecën shpejt…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 574 Faqe
- Data e publikimit: 18/08/2016
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Career of Evil
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.