Robert Galbraith

Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Zemer sterr e zeze

Një mekanizëm i përsosur, një rrëfim tërheqës, një kapitull tjetër i domosdoshëm në historinë e Robinit dhe Strajkut nga Seria e dedektivit Kormoran Strajk, shkruar mjeshtrisht nga Robert Galbraith, ne emrin e vertete te J. K. Rowling.

2, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928816344
SKU: BDI0005
0

Përshkrimi

Agjencia e Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit – detektivë privatë, partnerë biznesi dhe të vetëshpallur “miq të ngushtë” – sigurisht që nuk vuan për klientë. Prandaj, kur një grua e re, e tronditur, u futet rrëmbimthi në zyrë, sekretarja e Agjencisë bëhet gati ta kthejë mbrapsht pa e zgjatur, por Robini, për hir të intuitës që nuk e gënjen, ia vë veshin historisë së saj.

Ndërsa shtrëngon çantën e shtrenjtë, të njollosur me bojë, Idi Leduelli prezantohet si bashkautore e një seriali të animuar shumë popullor, Zemër sterrë e zezë, që së shpejti do të dalë në Netflix si film, dhe i lutet Robinit ta ndihmojë për të zbuluar identitetin e një figure misterioze, me pseudonimin Anomi, që e përndjek në internet.

Robini e këshillon të kontaktojë agjenci të tjera të specializuara për krimin kibernetik, por ky takim nuk i shqitet nga mendja. Dhe do ta trazojë edhe më shumë kur të lexojë për vrasjen e Idi Leduellit, disa ditë më pas.

Një hetim i ri do t’i përfshijë Strajkun dhe Robinin në një rrjetë të padukshme, të rrezikshme e të errët, në të cilën identitetet shumohen dhe fshihen, e vërteta bëhet më e pakapshme se kurrë dhe suksesi është një lojë mizore me fatin.

REVIEWS

“Një tregimtare e mrekullueshme, plot talent dhe stil.”

Stephen King

“Romani i gjashtë dhe më kompleks i një serie unike… Autorja bën një punë mjeshtërore për të mbajtur të gjitha elementet e komplotit në lojë dhe në ekuilibër, kurse ndërlikimet vetëm sa e shtojnë kënaqësinë e zgjidhjes përfundimtare të misterit.”

The Wall Street Journal

“Një lexim që të bën për vete, një triller i mrekullueshëm, rrëmbyes, hera-herës elektrizues në disa vende, me ritmin e vrullshëm të një romani të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

The Independent

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Zemer sterr e zeze”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.