Robert Galbraith
Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.
Hije qe te ndjekin pas
- Autori: Robert Galbraith
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ornela Islami, Oriana Tamburi
“Hije që të ndjekin pas” sjell një kapitull të ri epik, prekës dhe të paharrueshëm nga saga e njohur e detektivëve Kormoran Strajk dhe Robin Elakot. Kësaj radhe, dyshja përballet me njërën nga sfidat më të rrezikshme të karrierës së tyre: infiltrimin në një sekt të fuqishëm e me pamje paqësore, që fsheh sekrete të errëta dhe vdekje të dyshimta. Teksa rreziku rritet në çdo hap, ata duhet të mbështeten jo vetëm te profesionalizmi, por edhe te lidhja e tyre e thellë e komplekse. Një thriller psikologjik që do t’ju mbajë të mbërthyer deri në faqen e fundit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një sekt i rrezikshëm, sekrete të errëta dhe prova më e madhe për dy detektivët
Agjencia e njohur e detektivëve ka zgjidhur me sukses shumë raste të ndërlikuara që konsideroheshin të pazgjidhshme. Megjithatë, ajo që mbetet gjithnjë pezull është marrëdhënia komplekse mes dy ortakëve—një lidhje e shënjuar nga një miqësi e fortë, shpërthime të paparashikueshme dhe ndjenja të fshehura. Sfidat marrin një kthesë dramatike kur Sër Kolin Edensori kërkon ndihmën e tyre për të shpëtuar të birin, Uillin, nga thonjtë e Kishës Humanitare Universale, një organizatë që e ka izoluar dhe i ka shpëlarë trurin.
Në pamje të parë, ky grup paraqitet si një lëvizje paqësore që punon për një botë më të mirë. Por pas kësaj fasade fshihet një realitet i frikshëm: anëtarët shkëputen tërësisht nga familjet e tyre dhe nxiten të dhurojnë pasuritë e tyre, ndërsa udhëheqësi karizmatik mbart një të kaluar të neveritshme e të mbushur me ngjarje tragjike.
Për të zbuluar të vërtetën, Robini ndërmerr hapin më të guximshëm: infiltrimin në selinë e izoluar në zemër të Norfolkut nën maskën e një besimtareje të re. Aty, brenda mureve të këtij grupi enigmatik, inteligjenca dhe forca e saj do të vihen në provën më të vështirë përballë shantazheve, hakmarrjeve dhe rreziqeve me të cilat përballen ish-anëtarët. Të bashkuar si kurrë më parë, të dy ortakët duhet të përdorin çdo aftësi profesionale dhe kujtim intim për të mposhtur këtë kërcënim.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 960 Faqe
- Data e publikimit: 05/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.