Robert Galbraith

Robert Galbraith është emri artistik i Joane K. Rowling. Ajo ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Kenga e qyqes

Një sekret përshkënditës i botës elegante përshkon atmosferën e Londrës – nga rrugët e heshtura të Mejfërit në baret e Ist Endit e deri në Soho – Kënga e Qyqes është një libër i mrekullueshëm. Ky është romani i parë i serisë me dedektivin Kormoran Strajk, i JK Rowlingut, shkruar me pseudonimin Robert Galbraith.

1, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928103949
SKU: BDI0224
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.

Strajku është veteran i luftës – i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht – dhe jeta e tij është një dramë.

Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat – dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më kërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kenga e qyqes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.