Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

Sherbetorja

(1 shqyrtim nga klient)

Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal, si edhe fitues i çmimit ITW 2023. Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë. Shërbëtorja tashmë mbetet thrilleri më i lexuar i momentit edhe nga lexuesit shqiptarë, duke arritur rekorde absolute shitjesh në 3 vitet e fundit

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928005724
SKU: BOSH0023
0

Përshkrimi

“Mirë se erdhe në familje,” thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer.

Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s’do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçesterëve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia…

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçesterëve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati.

Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj. Se më përrallis gënjeshtra të çuditshme lidhur me të bijën. Dhe se i shoqi, Endri, duket çdo ditë e më i dërrmuar. Por kur shikoj sytë e bukur ngjyrë kafe të Endrit të mbushur me aq shumë dhembje, e kam të vështirë të mos përfytyroj si do të ishte të jetoje jetën që bën Nina. Dollap rrobash si vitrinë dyqani mode, makinë luksoze, burrë i përsosur.

Provova vetëm një herë një nga fustanet e bardha të Ninës. Vetëm për të parë si dukesha. Por ajo e kuptoi… dhe kur kuptoj se dera e dhomës sime në nënçati kyçet vetëm nga jashtë, është shumë vonë.

Gjithsesi, qetësoj veten: Uinçesterët nuk e dinë cila jam unë vërtet.

Nuk e dinë çfarë jam në gjendje të…

REVIEWS

“Pësova tronditje të mëdha nga kthesat e ngjarjeve… Sa herë që mendoja se e kisha parashikuar… GABIM!!!… Ende më vjen mendja rrotull… jam i shushatur. Në qoftë se të pëlqen një triller psikologjik i shkallës më të lartë që do të të bëjë të vësh në pikëpyetje gjykimin tënd, atëherë ky roman me 5 yje është tamam për ty.”

— NetGalley

“Çfarë historie!!! Frieda ka gjetur kthesën më të bukur për mbyllje… I mrekullueshëm nga fillimi në fund… nuk e lëshoja dot nga dora… Një roman absolutisht tronditës që më mbajti pezull deri në fund.”

— Goodreads

“Lexim i paparë!… Kaq shumë kthesa e të papritura… Më rrëmbeu menjëherë. Lexoja madje edhe në Kindle ndërsa prisja autobusin e shkollës së fëmijëve, në mënyrë që të mos e ndërprisja leximin!… Mahnitës… shkurt, i përsosur!”

— Goodreads

“Uau!!!… E habitshme! Çfarë ngjarje të papritura! Më mbajti vazhdimisht në ankth!… libër madhështor!… Fund fantastik!!!… E rekomandoj fuqishëm… Fantastik… 5 yje të mëdha nga unë.”

— Goodreads

 

Më shumë info për këtë artikull

3
1 vlerësim
Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

1 shqyrtim për Sherbetorja

Pastro filtrat
  1. Albert Gjoka

    Nje liber qe te mban pa fryme deri ne faqen e fundit. Befasues

    Pro:

    e rekomandoj fort

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.