Agatha Christie

Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Shtepia e shtrember

Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292421
SKU: BDI0117
0

Përshkrimi

Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit.

Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.

Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjarët e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtepia e shtrember”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.