Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Vrasje ne shtepine Flit-BDI

Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi…

Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366573
SKU: BDI0026
0

Përshkrimi

Vdekja e papritur e një nxënësi në Shtëpinë Flit të Shën Stivenit – një shkollë e vogël private me konvikt, në zemër të Norfolkut – është një ngjarje tronditëse, të cilën drejtori ngutet ta quajë aksident tragjik.

Por policia lokale nuk përjashton mundësinë e ndonjë loje të ndyrë, ndaj ky rast e detyron inspektoren Xhazminë Hantër të kthehet në detyrë.

Xhazi, siç e thërrasin miqtë, ka hequr dorë nga karriera policore në Londër, për disa arsye, por pranon të përballet me hetimin për t’i bërë një nder ish-shefit të saj. Së bashku me Majëllsin, rreshterin besnik, Xhazi hyn në botën e mbyllur të shkollës dhe fillon të hetojë rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të Çarli Kavendishit.

Ndërkaq, ngjarjet marrin një tjetër kthesë shqetësuese. Del se Çarli ka qenë një djalë arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët, ndaj janë shumë ata që kanë pasur motivin dhe mundësinë për t’ia ndërruar ilaçet që ai merrte çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll epilepsinë.

Ndërsa stafi i shkollës nuk është aspak bashkëpunues me policinë, zhdukja e një nxënësi në moshë më të re dhe vdekja e një profesori të moshuar të letërsisë klasike i japin Xhazit pista të rëndësishme, që e ndërlikojnë edhe më shumë hetimin: bora mbulon anekënd vendin, një tjetër i dyshuar zhduket, Xhazi duhet të përballet edhe me demonët e saj personalë…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrasje ne shtepine Flit-BDI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori