Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

I burgosuri – Freida McFadden

Edhe një tjetër roman tronditës i Freida McFadden vjen në shqip, i cili të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit me të papriturat e njëpasnjëshme. “I burgosuri” na sjell historinë drithëruese të Bruk Salivanit, në një eksplorim të thellë të kujtesës, besimit dhe ndikimit të traumave të së kaluarës në të tashmen. Një thriller i mbushur me sekrete, rrezik dhe tradhti që nuk duhet ta humbisni, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928008336
SKU: BOSH0992
0

Përshkrimi

Fajtorët nuk janë gjithmonë pas hekurave…

Si ndihmësmjeke e re në një burg burrash të sigurisë së lartë, Bruk Salivani duhet të zbatojë me përpikëri tri rregulla të arta:

  1. Trajtoji të burgosurit me respekt.

  2. Mos jep kurrë informacion personal.

  3. Mos krijo kurrë afërsi me të burgosurit.

Por stafi i burgut nuk e di se Bruku i ka shkelur tashmë këto rregulla. Askush nuk ka dijeni për lidhjen e saj të fshehtë me Shejn Nelsonin, një prej të burgosurve më famëkeq e më të rrezikshëm të atij institucioni. Ata nuk e dinë se Shejni ishte i dashuri i saj i shkollës së mesme, qendërmbrojtësi-yll që tani do ta ngrysë jetën brenda mureve të qelisë. Dhe mbi të gjitha, askush nuk e di sekretin më të errët: ishte pikërisht dëshmia e Brukut ajo që e mbylli pas hekurave.

Por Shejni e di. Ai di gjithçka. Dhe nuk harron.

Çfarë thonë lexuesit për këtë libër:

  • “Si të gjithë trillerët e Freida McFadden-it, ky libër të mban pezull dhe të shtyn ta lexosh me shpejtësi. Ka aq shumë të papritura, sa besoj se është ai që përmban më shumë mistere nga të gjithë librat e tjerë që kam lexuar prej kësaj shkrimtareje.”Jenn Marie

  • “Një rrëfim tronditës që e mban lexuesin në ankth deri në fund. Freida McFadden thur mjeshtërisht një histori për dashurinë, tradhtinë dhe kërkimin e së vërtetës… Libri ishte zbavitës, lexohej me një frymë dhe ka plot kthesa që të mbajnë të mbërthyer.”Lesley J.

  • “Ky libër më magjepsi nga fillimi në fund. Të bën ta mbash frymën nga ankthi. Hamendësimi se kush ishte krimineli më ndryshoi disa herë dhe fundi ishte një kthesë mjeshtërore që më befasoi.”Sarah

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I burgosuri – Freida McFadden”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.