Dan Brown
Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.
Kodi i Da Vincit
- Autori: Dan Brown
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Amik Kasoruhu
- Redaktori: Arlinda Hovi Dudaj
Ky është fenomeni letrar i Dan Brown që theu çdo rekord me mbi 80 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Një triller intelektual i jashtëzakonshëm që luan me idenë se e vërteta historike mund të jetë fshehur qëllimisht dhe se arti është një gjuhë sekrete që vetëm pak veta dinë ta lexojnë. Një aventurë që rishkruan historinë e njerëzimit dhe e mban lexuesin me frymë të ndalur nga faqja e parë deri në fund. Zbuloni këtë kryevepër të suspansit ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Sekreti i fshehur në kryeveprat e artit që mund të tronditë botën
Ngjarja drithëruese nis në Muzeun e Luvrit, ku një kurator i njohur gjendet i vrarë në një skenë të mbushur me simbole enigmatike. Përpara se të vdesë, ai lë pas një mesazh të koduar që e fton simbolistin e Harvardit, Robert Langdon, në një lojë të rrezikshme me jetën. Në kryeveprën botërore “Kodi i Da Vincit”, Langdon bashkon forcat me kriptologen e talentuar franceze, Sophie Neveu, për të nisur një gjueti të pamëshirshme që kalon përmes rrugëve të Parisit e Londrës, në kërkim të një sekreti që mund të trondisë vetë themelet e krishterimit.
Sipas miliona lexuesve kudo në botë, leximi i këtij romani është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat. Me një ritëm rrufeje, inteligjent dhe i ndërthurur në mënyrë të ndërlikuar me hulumtime historike dhe detaje të jashtëzakonshme rreth shoqërive sekrete, Dan Brown ndërton një histori që të mban pezull deri në mbylljen e saj plotësisht befasuese.
Kritika botërore është dorëzuar përpara këtij fenomeni:
“LEXOJENI KËTË LIBËR DHE NDRIÇONI MENDJEN!” — The Washington Post Book World
“Një aventurë që të ngre tensionin dhe ta sjell mendjen rrotull.” — People
“Një roman policor nuk mund të shkruhet më mirë se kaq.” — The Denver Post
“NJË PËRSOSURI E PAPARË.” — The New York Times
Për çdo lexues që kërkon aksion inteligjent dhe mistere të pazgjidhura nga e kaluara, ky botim është absolutisht i domosdoshëm. Porositni kopjen tuaj sot.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 568 Faqe
- Data e publikimit: 15/03/2006
- Mosha e leximit: mbi 16 vjec
- Titulli origjinal: Da Vinci Code
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.