Umberto Eco
Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Numri zero
- Autori: Umberto Eco
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ledia Dushi
Një manual i përsosur për gazetarinë e keqe, që lexuesi dorë pas dore nuk e di nëse është i sajuar apo thjesht i nxjerrë nga realiteti.
Përshkrimi
Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulët të botuesit të saj. Një redaktor paranojak që, duke ardhur rrotull nëpër një Milano të dalldisur (ose i dalldisur nëpër një Milano normale), rindërton historinë e pesëdhjetë vjetëve të fundit të Italisë në sfondin e një plani fluturak që sillet rreth kufomës së kalbur të një pseudo Musolini.
Dhe në hije shfaqet Gladio, P2, vrasja e papa Luçianit, grushti i shtetit i Xhunio Valerio Borgezes, CIA, terroristët e kuq të manovruar nga zyrat e shërbimeve të fshehta, 20 vjet masakra dhe maskime, një mal me fakte të pashpjegueshme që ngjajnë si të sajuara, derisa në një emision të BBC provohet që janë të vërteta ose që të paktën tashmë janë rrëfyer nga goja e vetë autorëve. Dhe pastaj një kufomë që hyn befas në skenë, në rrugën më të ngushtë dhe më famëkeqe të Milanos.
Një histori e mekur dashurie midis dy personazheve humbës për nga natyra, një ghost writer i dështuar dhe një vajzë shpirttrazuar, që, për të ndihmuar familjen, ka braktisur universitetin dhe është specializuar në thashethemet për lidhjet dashurore të personave publikë, por që ende derdh lot kur dëgjon tokatën e dytë të Simfonisë së Shtatë të Bethovenit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 208 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.