Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

Sherbetorja po vezhgon – BT

Nga shkrimtarja FREIDA McFADDEN e librave bestseller të New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal vjen romani i ri i serisë SHËRBËTORJA, me kthesa të pabesueshme e plot tension. Ky libër mund të shijohet edhe si roman më vete. Dhe me të filluar leximin e tij, nuk do ta lëshoni nga dora derisa të mësoni kthesën e fundit shpërthyese.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928006646
SKU: BOSH0010
0

Përshkrimi

— Ju duhet të jeni komshinjtë tanë të rinj! — thotë duke na përshëndetur me dorë zonja Louel, e cila afrohet te kangjellat. Kap dorën e sime bije dhe i buzëqesh, por në atë çast zonja Louel shikon tim shoq dhe fytyra i merr një shprehje të çuditshme. Është ai çasti kur bëj një premtim. Më në fund, kemi një shtëpi si familje. E kaluara ime ka mbetur pas, shumë pas. Dhe do të bëj gjithçka që ta mbaj larg…

Dikur pastroja shtëpitë e të tjerëve; tani nuk më besohet se kjo shtëpi është imja. Kuzhina e bukur, rrugica e qetë, oborri gjigant ku mund të luajnë fëmijët. Im shoq dhe unë kemi vite që kursejmë për t’u dhënë fëmijëve jetën që ata meritojnë.

Edhe pse jam shumë dyshuese ndaj komshies sonë të re, zonjës Louel, kur ajo na fton për darkë shikoj mundësinë që të bëjmë miq. Shërbëtorja e saj hap derën e veshur me përparëse të bardhë e me flokët të mbledhur top. E di me saktësi si ndihesh po të jesh në vend të saj. Por shikimi i saj i akullt më fut dridhmat…

Shërbëtorja e Louelëve nuk është gjëja e vetme e çuditshme në rrugicën tonë. Jam e sigurt se dalloj një hije që na vëzhgon. Im shoq del nga shtëpia natën vonë. Dhe kur takoj një grua që banon matanë rrugës, fjalët e saj më futin akullimën deri në palcë: Kujdes nga komshinjtë. Mos bëra një gabim të tmerrshëm që e solla familjen time këtu?

Mendova se i kisha lënë pas të fshehtat e mia më të errëta. Por, mos vallë kjo rrugicë e qetë në rrethinë është vendi më i rrezikshëm nga të gjitha vendet?

REVIEWS

“Fantastik… Nuk numërohen sa herë mbeta gojëhapur gjatë leximit të këtij romani… E përpiva krejt librin me një frymë… Nuk e lëshoja dot nga dora… Më pëlqeu shumë.”

— @readingwithmamaeast

“Uau. Mbeta gojëhapur dhe më ra libri nga dora në disa prej kthesave të ngjarjes… E lexova me një frymë. Ishte tronditës, befasues… Më pëlqeu.”

— Curling up with a Coffee and a Kindle

“Më pëlqeu, më pëlqeu dhe sërish më pëlqeu!!!… Ky libër më la pa gjumë duke e shfletuar, aq sa mendova se do të më mpihej gishti… Uau dhe sërish Uau. Mbeta gojëhapur. Krejtësisht pa fjalë… Fantastik”

— Blue Moon Blogger

“5 YJE!!!… Më mbërtheu dhe NUK e lëshoja dot nga dora… kthesat qenë të jashtëzakonshme”

— Goodreads reviewer

“O Zot!… Libri më i mirë deri më tani. Jam ende e tronditur nga kthesat e papritura dhe nga përfundimi!… Absolutisht fantastik.”

— Jessica’s Book Biz

“E lexova me një frymë ngaqë nuk e lëshoja dot nga dora… Me të vërtetë që nuk kam lexuar kurrë kaq shpejt një libër… Mbeta kaq e kaq herë gojëhapur.”

— Goodreads reviewer.

Librat e serisë:

Shërbëtorja

E fshehta e shërbëtores

Shërbëtorja po vëzhgon

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sherbetorja po vezhgon – BT”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.