Elle Kennedy
Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm. E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare. Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare. Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale. Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.
Gabimi – Dritan
- Autori: Elle Kennedy
- Shtëpia botuese: Dritan
- Përkthyesi: Erion Caco
- Redaktori: Manushaqe Bako
Gabimi eshte romani i dyte i serise Off Campus, nje romance bashkekohore e shkruar nga Elle Kenedy dhe e shnderruar ne nje bestseller absolut, por edhe i ekranizuar tashme edhe ne Amazon Prime si nje nga filmat me te pelqyer nga te rinjte
Përshkrimi
Ai di të luajë jo vetëm në fushë…
Studenti Xhon Logan mund të shtjerë në dorë çdo vajzë që dëshiron. Për këtë yll hokeji, jeta është një sfilatë festash dhe lidhjesh, por pas buzëqeshjes së tij vrastare dhe sharmit të shkujdesur, ai ndihet gjithnjë e më i dëshpëruar për rrugën qorre që do të detyrohet të marrë pas diplomimit.
Një takim i nxehtë me studenten e vitit të parë, Grejs Ajvërs, është thjesht shpërqendrimi për të cilin ka nevojë, por, kur një gabim i pamenduar e largon vajzën prej tij, Logani planifikon të kalojë vitin e fundit të kolegjit duke i provuar se ia vlen një shans i dytë.
Tani ai do të duhet ta përmirësojë lojën e vet…
Pas një viti të parë jo aq të shkëlqyer, Grejsi është rikthyer në Universitetin Brajër më e rritur, më e mençur dhe e ka lënë krejt pas krahëve lojtarin arrogant të hokejit, të cilit pothuaj i dhuroi virgjërinë. Ajo nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk ndihet më si flutura pa zë që ishte kur u puthën për herë të parë.
Nëse Logani pret që ajo t’i bjerë në gjunjë dhe t’i lutet si gjithë lepurushet e tjera të hokejit, gabohet rëndë. Nëse dëshiron që Grejsi të kthehet, duhet të lodhet pak.
Kësaj here do ta marrë ajo në dorë timonin… dhe ka në plan ta luajë mendsh.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 381 Faqe
- Data e publikimit: 23/01/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.