Elle Kennedy
Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm. E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare. Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare. Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale. Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.
Joshja
- Autori: Elle Kennedy
- Shtëpia botuese: Dritan
- Përkthyesi: Ajsela Koka
- Redaktori: Manushaqe Bako
Libri i tretë i serisë fenomenale OFF CAMPUS, me mbi 400 milionë vizualizime në TikTok, vjen më në fund për lexuesit shqiptarë! “Joshja” sjell historinë e zjarrtë mes Elli Hejs dhe yllit të hokejit Din Di Laurentis. Kur një natë pasioni kthehet në diçka më shumë, a do të mjaftojë vetëm joshja për të fituar zemrën e një vajze që nuk dëshiron lidhje? Zbulojeni këtë romancë të paharrueshme, tashmë ekskluzivisht në Leximtari. (Mos humbisni edhe dy librat e parë të serisë: “Marrëveshja” dhe “Gabimi”).
Përshkrimi
Një natë pasioni apo fillimi i diçkaje më të madhe?
Elli Hejs ndodhet në një udhëkryq të vërtetë. Me diplomimin që po afrohet frikshëm, ajo ende nuk e ka fare idenë se çfarë do të bëjë pas kolegjit. Për ta rënduar edhe më shumë gjendjen, zemra e saj e vrarë ka nevojë për përkujdesje pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë. Seksi i egër shpagues pa dyshim që nuk është zgjidhja e problemeve të saj, por yllit të mrekullueshëm të hokejit, Din Di Laurentis, është thjesht e pamundur t’i rezistosh. Vetëm një herë, gjithsesi. Sepse sado e pasigurt të duket e ardhmja e saj, një gjë nuk e luan topi: nuk do të përfshijë mbretin e marrëdhënieve njënatëshe.
Nga ana tjetër, Din Di Laurentisi di si të shënojë, në akull dhe jashtë tij. Ai gjithmonë e arrin atë që dëshiron. Vajzat, notat, arritjet… ai është një donzhuan i vërtetë dhe ende nuk ka ndeshur një vajzë të vetme që të jetë imune ndaj sharmit të tij. Derisa takon Ellin.
Për një natë, biondja e zjarrtë tronditi gjithë botën e tij dhe tani dëshiron të mbeten thjesht shokë? Jo. Nuk ka marrë fund, derisa ai të thotë se ka marrë fund. Dini është tepër i angazhuar me arritjet e veta, por disa ndryshime rrënjësore në jetë e shtyjnë atë të pyesë veten: a ka ardhur vallë koha të lërë mënjanë shënimin e golave… dhe të synojë dashurinë?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 396 Faqe
- Data e publikimit: 19/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The score
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.