Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Sekreti i Helenes – Dituria
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Antonio Babliku
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione… Një roman emocionues bashkëkohor… E mbushur me ngjyrën, atmosferën dhe nxehtësinë përvëluese të Qipros së bukur, kjo është një histori prekëse për marrëdhëniet familjare në të gjitha brezat, lidhjet që na mbajnë shtrënguar përmes fijeve ndonjëherë të padukshme dhe për natyrën komplekse të ‘familjes’ në botën moderne…
Përshkrimi
Një shtëpi magjike.
Dashuri dhe sekrete nën diellin e nxehtë të Qipros.
Thonë se kush qëndron në “Pandora” do të bjerë në dashuri. Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros.
Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë. Pas një karriere si balerinë klasike, ajo tani jeton në Londër me bashkëshortin Uilliam dhe tre fëmijët dhe, sigurisht, nuk i shkon nëpër mend se kumbari i saj, pas vdekjes, i ka lënë si trashëgimi “Pandorën”, një shtëpi madhështore dhe e mrekullueshme, që ngrihet në kodrat qipriote.
Helena nuk i bën dot ballë tundimit për t’u kthyer në ishull me familjen, edhe pse e di se sekretet e shumta që ruan ai vend, ashtu si kutia e Pandorës në legjendë, mund të shkaktojë një stuhi mbi të gjithë.
Dhe sidomos mbi djalin e saj trembëdhjetëvjeçar Aleksin, i ndjeshëm dhe rebel, për të kaluarën e të cilit gjithmonë ka heshtur…
REVIEWS
… Se ka gjithfarëlloj dashurish dhe se vjen në forma e mënyra të ndryshme. Mund të fitohet, por nuk mund të paguhet për ta pasur. Mund të dhurohet, por kurrë s’mund të blihet. Dhe kur zë vend një herë, qëndron aty, e fortë. Kjo puna e dashurisë! “Riley ka shkruar një tjetër sagë familjare me dramë të ndërlikuar, bindëse, emocionuese… Një ngjarje e shkruar me stil dhe e pasuruar me histori… një libër që do t’i kënaqë si dashamirët e romancës, edhe ata të romaneve historike”.
– Library Journal
Riley shkruan me mprehtësi dhe ndjeshmëri… një histori mahnitëse e kohës sonë nga një mjeshtre e rrëfimit”.
– Lancashire Evening Post
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 512 Faqe
- Data e publikimit: 22/10/2024
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The olive tree
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.