Erih Maria Remark

Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.

Thuame se me dashuron

Erih Maria Remarku ka treguar shume histori dashurie, por kesaj radhe, ka vendosur qe te rrefeje pjeset me intime nga historia e jetes se tij me te dashuren Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994387373
SKU: BFN0067
0

Përshkrimi

E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.

Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund tëshkojnë këtu fare pak.

E prapësëprapë çdo herë çuditem pa masëdhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë të rrëmujës sëmadhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorë nga këto kerkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund të mbajë brenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë tërëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kerkoja, u zhytën në harresë.

E ç’mund të jetë më i mrekullueshëm se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund të lumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.

Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të një ndjenjësie të pafund! Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë.

Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa me shumëpër ne të dy.

Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjerët, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapë drejt teje.

Era fryn e lëkund kallinjtë që fëshfërijnë si krahë të mëdhenj. Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë mëkaplon frika nga gjerësia e plotësia e ndjenjave, aq të reja janëato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i çon era në det të hapur.

Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije; ja , pra, sa shumë përulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej.

Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e fortë e jetës, lule që ka qëndruar shumë kohë e vetmuar…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Thuame se me dashuron”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.